Kreu i PD Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me ftesën e nënkuptuar që kryeministri Edi Rama i bëri sot Dashnor Sulës për t’iu bashkuar PS.

Ai u shpreh se Dashnor Sula është një eksponent i PD me investime reale të kësaj partie dhe se vendi i tij është në PD.

“Së pari, Dashnor Sula është një eksponent i PD-së me investime reale në këtë parti dhe vendi i tij është në PD.
Eksplorimi, se njeri të pagabueshëm nuk ka, ideja e tij për të gjetur strehë tek Llapaj, e mori përgjigjen sot nga Rama.
Rama i thotë atij, sa shkon tek Llapaj, hajde tek unë se është njëlloj, po unë të paktën jam unë padroni.
Pra, në këto deklarata shihet se sa e gabuar ka qenë përzgjedhja që bëri Dashi me Llapajn.
Sepse ata janë njëlloj. Ata janë paterica të Edi Ramës”, tha ai.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb