TIRANË-Plani i qeverisë për marrjen e masave për këdo që vonon pagesën e energjisë elektrike të shpenzuar për cdo muaj ka shkaktuar radhë të gjata në zyrat e pagesave. Kryeministri Edi Rama sjell sot një zgjidhje për shmangien e radhëve të gjata nëpër sportele. Me një postim në rrjetet sociale, Rama shprehet se tani është mundësia që pagesën mbi energjinë elektrike të shpenzuar në muaj mund ta paguani dhe online. Madje sic, shton ai dhe me një celular.

“Këtë javë gati për të mundesuar pagesën e energjisë online, edhe përmes celularit, për të shmangur më në fund radhët pafund të 20 vjetëve:-)”.

Kryeministri jep vetëm këtë detaj, ndërsa lidhur me procedurat mbetet që autoritetet përkatëse të japin detaje sesi do të kryhen këto pagesa online.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: