Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në foltoren e Kuvendit se Gjermania i ka thënë “PO” hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian vetëm për një arsye.

Sipas kreut të qeverisë, ky vendim i Bundestagut është marrë, vetëm sepse Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka vënë veton që nuk ka ndarje mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Dëgjoj këtu që Gjermania ka vënë kushte. I ka vënë për politikën e vet të brendshme, në funksion të politikës së vet të brendshme. Në grupin më të madh parlamentar në Gjermani bëhet një debat se çfarë po i japim Shqipërisë dhe ka vota e pro e kundër.

Gjermania ka thënë “PO” vetëm për një arsye, që e ka shprehur dje, sepse Kancelarja ka vënë veton që nuk ka ndarje mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe do të jetë “PO” për Shqipërinë. 9 kushte nuk janë 9, janë 999, sepse ne në procesin e integrimit duam dhe duhet të ndërtojmë Shqipërinë evropiane”, ka thënë Rama.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb