TIRANE

Pas batutave me ish-kryeministrin Sali Berisha, sot kur kanë kaluar 8 vite nga protesta e 21 Janarit që përfundoi me 4 të vrarë në Bulevard, kryeministri Edi Rama dha se gjyqtarët që e kanë gjykuar këtë çështje kanë mbetur rrugëve. Por, i pari i qeverisë nuk e përjashtoi mundësinë që ata të përfundojnë pas hekurave.

“Sot është 21 janari këta vranë 8 vite më parë, sot vijnë këtu dhe kanë idenë se drejtësia nuk do të vijë. Mendojnë se do ta pengojnë edhe përmbysin reformën në drejtësi që është pa kthim. Gjykatësit e 21 janarit sot janë rrugëve, nesër mund të përfundojnë pas hekurave”,- u shpreh kryeministri.

Sa për opozitën Rama u shpreh: “Këta sot janë edhe më të dobët se një muaj më parë, ne më të fortë, protesta na dha mundësinë që të dëgjojmë dhe reflektojmë. këtyre ju dha mesazhin nuk ju shikoj dot me sy. Ne na drejtoi një kërkesë të qartë duam këtë dhe këto me radhë, i duam nga ju dhe askush nuk i bën dot për ne. Këtyre ju tha që nuk ekzistojnë si alternativë”.

Kryeministri nuk nguroi t’i japë një përgjigje edhe kryedemokratit Basha i cili gjatë fjalës së tij në Kuvend ironizoi ministrat e rinj të kabinetit qeverisës

“Dihet shumë mire kush ia bën listen e kryesisë së PD-së. Tamam si atëherë kur ia qante hallin Shqipëria Shteteve të Bashkuara të Amerikës. E ka bërë partinë kashtë e koqe dhe vjen e na qan hallin ne. Beteja jonë nuk është me këta. Sa më shumë përplasemi me këta dukemi si këta. Ne s’jemi më të mirët por më të mire se ne nuk ka. Do të marrim atë që na takon, jo për vete por për vendin. Ne e duam fuqinë nga njerëzit për bashkinë dhe qytetet tona”, shtoi Rama.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: