TIRANË

Kryeministri Edi Rama ka reaguar një ditë para protestës së opozitës. Ai teksa citon një shprehje të Martin Luther King, thotë se protestat e dhunshme  nuk janë revolucionare por reaksionare, sepse në vetëvete ndjellin humbjen.

“Përtej aspektit moral, limiti i protestave të dhunshme qëndron në faktin se ato s’të çojnë në fitore dhe këtë e dinë edhe ata që i bëjnë. Pra protesta e dhunshme s’është revolucionare po reaksionare, sepse ndjell humbjen.Martin Luther King”-shkruan Rama.

Kryeministri, Edi Rama i përcjellë kështu një mesazh të fortë dhe të prerë opozitës duke ia bërë të qartë se dhuna nuk sjell asgjë të re, por vetëm humbje. Opozita e bashkuar ka ftuar qytetarët nesër në protestën e dhjetë kombëtare, e cila do të nisë në orën 20:00 para godinës së kryeministrisë.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb