Kryeministri Edi Rama i ka akorduar Presidentit të këshillit Evropian, Donald Tusk, medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes”, duke i shprehur vlerësimet e larta për punën që ai ka bërë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Në fjalën e tij, gjatë konferencës për media me Ramën, pas takimit me të, kreu i KE theksoi se ndihet shumë krenar për këtë medalje, duke shtuar se medalja më e madhe për të do të ishte çelja e negociatave të Shqipërisë me BE.


“Jam shumë krenarë që e marrë këtë medalje, ju më thatë se e meritoj këtë medalje, por medalja ime më e madhe do të ishte çelja e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë”, tha Tusk.


Kreu i KE, Donald Tusk, mbërriti në Tiranë pasditen e sotme, ku zhvilloi një takim me kryeministrin Edi Rama, në fokus të të cilëve ka qenë anëtarësimi i Shqipërisë në BE, teksa vendi ynë pret më 18 tetor vendimin e KE për hapjen ose jo të negociatave.


(d.ç./BalkanWeb)