TIRANË – Kryeministri Rama i ka prezantuar sot nga afër, homologut italian Matteo Renzi, planin e hershëm rregullues të Tiranës, atë të arkitektit italian Gherardo Bosio, në miniaturë. Kësisoj, Rama dhe Renzi e kanë pasur sot Tiranën në pëllëmbë të dorës, në kuptimin e plotë të fjalës.

Rama, duke publikuar fotot e takimit me Renzin, shkruan se “ato janë marrë “gjatë vizitës së Kryeministrit të Italisë Matteo Renzi në Shqipëri për të përcjellë mesazhin e qartë të mbështetjes së Italisë për integrimin një orë e më parë të Shqipërisë në Bashkimin Europian.”

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb