Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë sot pasdite për një vizitë zyrtare drejt Italisë. Mësohet se ditën e nesërme është parashikuar që kreu i qeverisë të takojë homologun e tij italian Giuseppe Conte.

Ky i fundit ishte në vendin tonë më 15 tetor, ku zhvilloi disa takime me liderë të shtetit shqiptarë.

Kujtojmë se kryeministri italian ka mbajtur një qëndrim të hapur pro çeljes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninën e Veriut, ndërsa e cilësoi vendimin e dhënë më 18 tetor një gabimi historik nga ana e Europës, pasi la jashtë dy vende që kanë punuar fort të jenë pjesë e saj.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: