TIRANE- Një takim informal me qeverinë e re. Kështu e cilësoi kryeministri Rama mbledhjen e zhvilluar prej dy ditësh me kabinetin e ri qeveritar në Llogara, gjatë të cilit mësohet se çdo ministër i ka prezantuar të parit të qeverisë prioritetet e dikastereve që do drejtojnë.

Por ndërsa ministrat e kanë mbyllur këtë takim sot në mbrëmje, e janë nisur drejt Tiranës, gazetarja Marsela Karapanço siguron për BalkanWeb foton e parë nga ambientet brenda mbledhjes që u zhvillua me dyer të mbyllura.
ministrat
Ajo që vihet re është paraqitja tejet sportive e ministrave. Ashtu si Rama, me atlete e bluza sportive janë parë disa prej emrave të rinj të qeverisë.

Jashtë kostumit formal shfaqet Gramoz Ruçi, të cilit iu besua drejtimi i Kuvendit, Taulant Balla që do të drejtoje grupin parlamentar të PS, etj.

Sportivë dhe të ulur në një tryezë të rrumbullakët janë edhe Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, Niko Peleshi e Blendi Klosi, të gjithë të konfirmuar sërish në kabinetin “Rama 2”, ndonëse me disa ndryshime.

Kështu Arben Ahmetajt përveç finacave Rama i besoi edhe ekonominë, të dyja të shkrira në një ministri. Kjo superministri, përveç ekonomisë, do të marrë edhe mirëqenien sociale.

Edhe Damian Gjiknurit iu besua sërish Ministria e Energjisë e cila do të bashkohet edhe me Infrastrukturën.

Ndërsa Niko Peleshit, krahut të djathtë të Ramës në mandatin e kaluar i është besuar Ministria e Bujqësisë. Sakaq edhe Blendi Klosi ka kaluar në ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit.

Kujtojmë se edhe gjatë mandatit të parë, Rama e mblodhi qeverinë pikërisht në Vlorë. Përmes një statusi në FB, kryeministrizbuloi se vendimi i parë i qeverisë do të jetë shpallja e vitit 2018, si vit i Skënderbeut.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb