TIRANE- Fill pas deklaratës së kryeministri Edi Rama sot në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së lidhur me faktin se fondet për Akademinë e Shkencave do të ndërpriten, vjen reagimi i kësaj të fundit. Akademia e Shkencave duke marrë shkas nga qëndrimi i Ramës, njoftoi sot për një mbledhje urgjente që do të mbahet ditën e nesërme.

Sot kryeministri e cilësoi Akademinë Shkencore një nëndetëse të sovjetikëve të kalbur që rri në rërë.
Ja njoftimi:
Mbështetur nevojës që ka situata aktuale e reformës së kërkimit shkencor në vend, për shqyrtim, analizim, dhënie mendimesh dhe rrugëzgjidhjesh nga Asambleja e akademikëve si organi më i lartë drejtues i saj; e posa?ërisht ardhmëria institucionale e Akademisë së Shkencave pas njoftimeve në media për mos alokimin e mbështetjes buxhetore për vitin 2018; me kërkesë të një grupi akademikësh dhe me aprovimin e Këshillit ekzekutiv dhe të Kryesisë së ASH-së ju propozojmë:

Rendi i Ditës
Situata aktuale e reformës së kërkimit shkencor në vend, e posaçërisht, ardhmëria institucionale e Akademisë së Shkencave. Diskutime dhe dhënie mendimesh.
Deklaratë e Asamblesë së Akademisë së Shkencave.
(Diskutimet të përgatiten me shkrim. Pjesëmarrja në mbledhje është e detyrueshme. Në mbledhje janë të ftuar të gjithë anëtarët e asamblesë, akademikët me status mbi 75 vjeç dhe përfaqësuesesit e Akademisë së të Rinjve pranë Akademisë së Shkencave).
Kryesia e Akademisë së Shkencave
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: