TIRANE- Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje në distancë kryetarit të PD-së Lulzim Basha lidhur me çështjen ‘Xhisiela’. Përmes një postimi në ‘Twitter’ Rama ironizon Bashën që ky i fundit t’i lërë reagimet trimërore.

Në këtë linjë kreu i qeverisë pyet liderin e opozitës nëse ai mund t’u tregojë shqiptarëve se çfarë e ligj me poetin Bable.

“Lëri reagimet trimërore si ato të kënduarat natën për të larguar gogolat?Ty s’të ka lidhur asgjë me kriminelët?Ti je artist?Tani tregoju shqiptarëve kush të lidhi me poetin Babale dhe kush e çoi nga zyra jote tek gazetari?Ah,mos harro kamerat e Krujës para se të flesh prapë?”, shkruan Rama.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb