TIRANË

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur t’i përgjigjet me një postimi në “Twitter” kreut të PD-së Lulzim Bashës në lidhje me avokatin gjerman. Sipas kryedemokratit, avokati që ka zgjedhur Rama për t’u mbrojtur për përgjimet paguhet 13 euro në minutë.


Shefi i qeverisë, Edi Rama përmend sërish akuzat për financime ruse për Partinë Demokratike, ndërsa tha se Basha është marrë i  pandehur për qindra milionë euro. Sipas kryeministrit, gjyqi me gazetarin  e “Bild” Peter Tiede do të bëhet në Gjermani dhe faturat do të publikohen në vendin tonë duke shtuar se e vërteta për përgjimet do të dalë në dritë të diellit.


“Artist,ti nuk zhgënjen kurrë,je njish!Je i pandehur për qindramijëra euro ruse a dreqi e di ç’janë,të cilat po dreqi e di sa versione do sajosh deri në gjyq për t’i justifikuar dhe del e bilbilon për krimin që do paguaka avokatin gjerman për të luftuar lirinë e medias në Gjermani.


Se kuptove kurrë o njish që është shah politika,jo kukamçefthi as topa luftash,po mos u mërzit! Gjyqi do bëhet në Gjermani,faturat do publikohen në Shqipëri dhe e vërteta për tërë atë çorbë të prishur që gatuat,për ta helmuar këtë vend e miqtë e tij,do dalë e plotë. Gjermanisht👊”-shkruan Rama.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: