BERAT

Vendimi i Presidentit Ilir Meta për të shfuqizuar dekretin për zgjedhjet e 30 qershorit, e ka kapur në befasi kryeministrin Edi Rama. Ndërsa ishte në Berat ku celi fushatën për zgjedhjet vendore, Rama mori edhe lajmin për shfuqizimin e datës së zgjedhjeve.

Në fjalën e tij para mbështetësve të PS, Rama u shpreh i vendosur se pavarësisht vendimit të Presidentit, më 30 qershor do të votohet, pasi zgjedhjet janë të popullit, tha ai dhe jo të Presidentit.

“Përsëri gabim, e ju them se zgjedhjet do bëhen në 30 qershor. Nuk jam i befasuar e prisja edhe këtë, dhe nuk është asgjë veçse mbyllja e një rrethi të një plani të bërë me kohë, për një arsye të vetme, për arsyen se nuk kërkohet shtyrja e zgjedhjeve, kërkohet marrja zvarrë e qeverisë e varrimi irefomës në drejtësi. Por as qeverinë se marrin zvarrë as reformën se varrosin dot dhe ne në 30 qershor do bëjmë zgjedhje, sepse zgjedhjet janë të popullit, as të partive as të presidentit. “ – u shpreh Rama nga Berati.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb