TIRANË

Kryeministri Edi Rama i përgjigjet sërish rivalit të tij politik Lulzim Basha për çështjen e negociatave, duke zgjedhur kësaj radhe kancelaren gjermane Angela Merkel.

Deklaratës së kryedemokratit Basha se vendimi për të mos hapur negociatat është dështim i qeverisë shqiptare, Rama i kundërpërgjigjet me fjalët e Merkel, e keqardhur për vendimin e BE-së, dhe duke kërkuar që premtimet të mbahen.

“Më vjen shumë keq për këtë vendim. Pozicioni i Gjermanisë ka qenë për të nisur bisedimet. Kur bëjmë premtime patjetër që duhet t’i mbajmë ato. Nuk do t’i kthejmë shpinën vendeve ndërkohë që kemi bërë premtime”, citohen nga shefi i qeverisë shqiptare fjalët e kancelares gjermane.

Basha akuzoi Ramën se tenton të fshihet pas lojërave të fjalëve, por se BE e ka refuzuar e ndaj duhet të mbajë përgjegjësi.

Po sot Rama i është përgjigjur Bashës edhe me fjalët e kreut të Komisionit Europian, Donald Tusk dhe me deklaratat e kryeministrit italian Giuseppe Conte.

  • foto galeri
  • foto galeri

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb