TIRANË

Banorët e Unazës së Re vijojnë të qëndrojnë para Drejtorisë së Policisë së Tiranës duke kërkuar lirimin e protestuesve që u shoqëruan pas tubimit të sotëm.

Ata kanë vendosur kartonë dhe janë ulur në tokë, duke thirrur herë pas here “Rama ik”, “Lironi djemtë tanë”, “Ejani mblidhuni këtu”, etj.

Policia e Tiranës shoqëroi 7 protestues për tubim të paligjshëm pas protestës së organizuar mbrëmjen e sotme. Banorët kanë deklaruar se nuk do të largohen nga policia pa lirimin e bashkëvuajtësve të tyre.

Gazetari Erjon Skëndaj raportoi për “BalkanWeb” se janë krijuar tensione mes protestuesve dhe policisë pasi protestuesit kanë ndezur zjarre para Drejtorisë.
Policia ndërhyri për të ndaluar një djalë të vogël që po sillte disa kartona për të mbajtur zjarrin ndezur. Kjo ka shkaktuar tensione dhe policia është tërhequr

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb