TIRANE

Në shenjë protestë për të kontestuar 30 qershorin, organizatorët e protestës kanë improvizuar një proces votimi para kryeministrisë ndërsa në fletët e votimit shkruhet ‘Rama ik’. Sakaq në kutinë e votimit, ata kanë shkruar, ‘kutia e vjedhjeve’ ndërsa të rinjtë të maskuar me fotot e kryeministrit Edi Rama, ish ministrave Tahiri e Gjiknuri, ruajnë kutinë  të cilët protestuesit i kanë etiketuar si këshilli i banditëve.

Opozita e bashkuar mban sot protestën e 10-të kombëtare, me të njëjtën kërkesë, largimi i kryeministrit Rama, krijimi i qeverisë tranzitore që do cojë vendin në zgjedhje të lira.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb