TIRANË-Sot në konferencën mbi infrastrukturën dixhitale, Kryeministri Edi Rama u shpreh se falë dixhitalizimit në vend do të reduktohen ndjeshëm rastet e korrupsionit.
“Shqipëra është një realitet i vogël hapësinor ku infrastruktura dixhitale nisi të konceptohet dhe të realizohet paralelisht dhe madje në shumë raste dhe më shpejt se shumë vende të BE. Dixhitalizimi përbën një qëllim të pakontestueshmë për të luftuar korrupsionin dhe për të rritur cilësinë e shërbimit. Ne jemi të angazhuar shumë fort për këtë shërbim dhe një plan tërësor që përfshin prekjen e 300 shërbimeve që u ofrohen qytetarëve është në veprim”.
Rama theksoi se “objektivi i qeverisë është që në vitin 2017 të gjitha shërbimet të ofrohen online për qytetarët dhe kështu të realizohet një nga objektivat kryesorë për reduktim drastik të korrupsionit, në marrdhëniet mes qytetarit që shërbehet dhe institucionit që shërben”.
Kryeministri Rama theksoi se, axhenda dixhitale është një nga shtyllat kryesore të BE dhe se kalimi nga transmetimi analog në numerik ka pasur përfitime të mëdha, që mund të shkojnë deri në 700 miliardë euro në BE për 15 vitet e ardhshme.
“Është një revolucion që po ndryshon në mënyrë radikale, në mënyrën se si individi raporton me kohën dhe lëvizjen, si nocion tashmë shumë më kompleks se sa i dikurshëm i lëvizjes. Axhenda dixhitale është një nga shtyllat kryesore të BE, në përputhje me traktatin e Lisbonës. Mjafton një ndër shumë shembujt, që është ai i Estonisë me 1.3 milionë banorë, për të mirat që vijnë nga procesi i dixhitalizimit. Rreth 10% e prodhimit të brendshëm bruto janë si rezultat i shfrytëzimit të rrjetit të komunikimit. Kalimi nga transmetimi analog në numerik ka pasur përfitime të mëdha, që mund të shkojnë deri në 700 miliardë euro në BE për 15 vitet e ardhshme.
“Shqipëria është një realitet ku infrastruktura dixhitale nisi të konceptohet dhe të realizohet paralelisht dhe madje në shumë raste dhe më shpejt se në shumë vende të tjera, falë kontributit të Dritan Hoxhës, që jam i bindur se do të konsiderohet si pioneri i revolucionit dixhital”, tha kreu i qeverisë.
Sot, shtoi Rama, “sifda jonë si qeveri është arritja e konsolidimit të infrastrukturës dixhitale. Ky konsolidim lidhet përmes zhvillimit ekonomik, përmes investimeve, por edhe për shkak të konteksit të Shqipërisë si vend i këtij rajoni që duhet t’i bëjë llogaritë e të ardhmes me një prapambetje të madhe të së shkuarës”.
Kryeministri Rama u shpreh se duhen rritur në mënyrë të shpejtë, cilësitë e shërbimeve ndaj publikut. “Jemi të angazhuar shumë fort në këtë drejtim. Ambicia jonë është që në vitin 2017 pjesa dërrmuese e shërbimeve të ofrohen on-line për qytetarët. Ky është angazhim në marrëdhëniet mes qytetarit dhe institucioneve”.
Rama nënvizoi se, “janë 8 kanale dixhitale që mund të transmetojnë nëpërmjet një kanali analog. Kjo do të japë mundësinë dhe për operatorë të rinj për t’u futur në treg. Këtu vijmë dhe tek një proces i vonuar për asye të padëshiruara. Procesi i dixhitalizmit të rrjeteve audio-vizuale, process që vjen pas kapërcimit të një ngërçi të madh që vjen nga e shkuara”.
Kryeministri Rama u shpreh se, duhet të ecim drejt zgjidhjes që mori rruga nëpërmjet nënshkrimit të kontratës që mori udhë falë dixhitalizimit të Televizionit Publik Shqiptar. Por edhe si nevojë e rritjes së pavarësisë në gjithë këtë komunikim, duke u garantuar mundësinë e pavarësisë operatorëve, por edhe duke garantuar të drejtën për informim të qytetarëve”.
Sipas kreut të qeverisë, garantimi i pluralizmit të medias, bëhet duke siguruar që të gjithë operatorët të kenë mundësinë e një zgjedhje. “Garantimi i rezultatit në këtë fushë është mbështetja dhe bashkëpunimi i të gjithë organizatave dhe formave të organizimit. Dixhitalizimi do të mundësojë një mbulim më të gjerë në internet dhe në zonat rurale. Ky kapërcim do të sjellë një mundësi më të madhe për mediat që duan të zgjerojnë rrezen e transmetimit, për komunikimet celulare që duan të zhvillojnë transmetimin e tyre”, tha Kryeministri Rama.
I ftuar në këtë konferencë, shefi i OSBE në Shqipëri, Florian Raunig theksoi se dixhitalizimi nuk është vetëm një progres, por edhe një mundësi për të dërguar mesazhe më të mira në Shqipëri.
“Ky treg transmetimi duhet të japë mundësi për çdo mjedis ekonomik pa privilegj dhe pa monopol. Kjo konkurrencë e drejtë duhet të tregojë se biznesi nuk duhet të jetë vetëm një pjesëmarrje rentabël, por duhet të ketë edhe përgjegjësi”.
(d.b/BalaknWeb)