NGA: Senad Nikshiqi
Ashtu siç u paralajmëruar më herët, kryeministri Edi Rama bashkë me kabinetin e tij qeveritar ndodhet sot në Shkodër, atje ku do të mbahet për dy ditë mbledhja e qeverisë. Ndaj Rama ka shfrytëzuar mundësinë meqë ndodhet në këtë qytet, për të inspektuar rrugën Shkodër-Velipojë, i shoqëruar nga deputetet e Shkodrës dhe kryebashkiaken Voltana Ademi.
Përpara kryebashkiakes kryeministri u duk me i qetë se herët e tjera, megjithatë nuk nguroi ta ngacmonte sërish. Kryebashkiakja tha se po gjen gjuhën e përbashkët me Ditmir Bushatin.
“Më bëhet qejfi që ministri bashkohet me mua”, tha Voltana Ademi. Ndërkohë Rama iu përgjigje se: Ministri bashkohet por ti nuk afrohesh. Dhe unë bashkë me të. Po ca të bëjmë ty ne.”, tha Rama.
Kryebashkiakja i shprehu kryeministrit edhe disa shqetësime lidhur me rrugën e Velipojës për disa ndërhyrje që nevojiten për ta përmirësuar. Rama shprehu gatishmërinë e tij ndërsa deklaroi se rruga e Velipojës është me standarde dhe do jetë një rrugë që do i shërbejë zhvillimit të mëtejshëm të turizmit. Sot dhe nesër kryeministri Edi Rama do të zhvillojë mbledhjen e qeverisë në Shkodër, ndërsa ka zgjedhur Fototekën Marubi.