Kryeministri Rama inspektoi punimet në aksin Thumanë-Kashar.

Në aksin Thumanë-Kashar, pjesë integrale e korridorit Blu, i pari i kategorisë A të Bashkimit Europian, punimet janë drejt finalizimit, duke shënuar deri më tani 95 % të realizimit të tyre, ndërkohë që puna për ndërtimin e urave, mbikalimeve e nënkalimeve, ka përfunduar plotësisht.

Autostrada e re shtrihet në zonat urbane dhe gjysëm urbane të Thumanës, Fushë-Krujës, Rinasit dhe Vorës, duke i dhënë një frymëmarrje të shumëpritur qarkullimit në një pikë kritike që pret prej vitesh këtë zgjidhje europiane, ndërkohë që gjatë qershorit lidhen kontratat për segmentet Kashar – Lekaj – Fier dhe Thumanë – Milot, si edhe hapet gara për segmentet Milot – Balldren dhe Balldren – Muriqan, të cilat plotësojnë të gjithë trupin e Korridorit Blu, si pjesë e unazës europiane të turizmit mesdhetar.

Aksi përmbush të gjitha parametrat e sigurisë rrugore, me mbikalime, 11 ura, 12 nënkalime e kryqëzime, por edhe rrugë aksesi për qytetarët.

Kryeministri Edi Rama ishte këtë mbrëmje në kantierin ku punohet me tre turne, për të bërë të mundur përfundimin në 30 qershor, dhe inspektoi nga afër ecurinë e projektit.

 

Bf41739b Efd6 46db A8b4 2382b7587a3e
Bf41739b Efd6 46db A8b4 2382b7587a3e
Bb897b7b 511e 4abc A1aa 6d1f6170365a
Bb897b7b 511e 4abc A1aa 6d1f6170365a

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: