“Sa e do Kavajën PS e tregonin deri tani shumë punët e bëra, të cilat e rilindën qytetin e harruar për dekada nga PD.

Por sa e do Aleanca për Kënetën Madhështore Kavajën, e tregojnë dy pamjet e këtij posteri që një demokrat kavajas, i sapobashkuar sot me skuadrën e Elisës atje, ma coi me lutjen për ta postuar”

Kështu shkruan në rrjetin social facebook, kryeministri Edi Rama duke ironizuar koalicionin opozitar që ai e quan AKM (Aleanca për Kënetën Madhështore).

Rama thotë se PS i ka dhënë Kavajës kryetaren e Kuvendit, kryeministrin e Luftës së Kosovës dhe një vajzë e një djalë të zonës, prej të cilëve dy gratë janë në listën e mbyllur, pra faktikisht 2 deputete për Kavajën dhe Shqipërinë 2030

“AKM-ja i ka lënë Kavajës vetëm Bufin e Kënetës, që kavajsit i shikon nga tribuna njëherë në katër vjet, kur shkon te sheshi i demokracisë sa për të ngritur dy gishtat e humbjes së radhës. Ndërsa kryetarin e partisë atje, kavajsin e votuar nga kavajsit në ato pseudo primaret e kënetës – një tallje e hatashme me miletin demokrat – e kullufiti Bufi bashkë me një dynja demokratësh të tjerë, që kujtuan të shkretët se u bë këneta kos dhe erdhi dita e tyre përmes votës së lirë në mbretërinë e Bufit”, përfundon mesazhin e tij në facebook, kryeministri Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb