TIRANE – Kryeministri Edi Rama bën të ditur se Guvernatori i ri i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko do të këshillohet nga ekonomisti i famshëm Mario Blejer, i cili ka mbajtur postin e drejtorit të politikave monetare në Bankën e Anglisë. Në një postim në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, shefi i qeverisë shkruan: “Mario Blejer, ekonomisti i famshëm që ka qenë dhe drejtor i politikave monetare të Bankës së Anglisë do të jetë këshilltari i Guvernatorit tonë!”
Një ditë më parë, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko emëroi gjashtë drejtorë. Ndryshimet u prezantuan në mbledhjen e parë të Këshillit Mbikëqyrës të drejtuar nga guvernatori i ri, i cili ka emëruar drejtuesit e rinj në pozicione kyç në Bankën e Shqipërisë. Në krye të Departamentit të Mbikëqyrjes është prezantuar Deniz Deralla, ndërsa Departamenti i Administrimit do të drejtohet nga Jonida Mero.Sipas vendimit të guvernatorit, Departamenti i Teknologjisë së Informacionit do të drejtohet nga Indrit Xhemali dhe Departamenti i Burimeve Njerëzore nga Andi Bala. Shef kabineti është emëruar Donald Duraj, ndërsa drejtor i Marrëdhënieve me Publikun është emëruar Genc Mamani.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb