TIRANE– Punimet për realizimin e stadiumit “Arena Kombëtare” po vijojnë me intensitet, ndërkohë që vëmendja është e madhe lidhur me ruajtjen e elementëve të trashëgimisë kulturore, nisur edhe nga debatet që e shoqëruan projektin.
Për të shuar dyshimet, kryeministri Rama ka postuar ditën e sotme në foto në rrjetin social “Instagram”, duke u shprehur se të gjithë elementët e gurtë, po rivendosen në vendin e tyre, njësoj siç kanë qenë në projektin e arkitektit të famshëm.
“Ja se si po ringrihet fasada origjinale e tribunës së vjetër të “Qemal Stafës”??për t’u bërë pjesë e hyrjes qendrore të Arenës Kombëtare⚽️ku do të jetë edhe Muzeu Kuqezi??”, shkruan kryeministri Rama.
STADIUMI
Stadiumi “Arena Kombëtare” është parashikuar të ketë një kapacitet prej 22.500 spektatorë, Stadiumi do të jetë i kategorisë 4, sipas standardeve të UEFA-s (kategoria maksimale) dhe punimet pritet të përfundojnë brenda 24 muajsh.
“Arena Kombëtare do të ruajë pjesën ballore të stadiumit ekzistues, e cila është shpallur Monument Kulture”,- njoftohej në kohën e nisjes së punimeve, nisur edhe nga debatet e mëdha që shkaktoi projekti.
(BalkanWeb)