Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat tha se gazi që përdoret në protestë është normal dhe importohet, siç ndodh në çdo vend. Ai shpjegoi edhe përse policia përdor gaz lotsjellës në protesta.

“Gazi lotsjellës importohet si në çdo vend. I kam ndjekur protestat edhe në Francë, por atje nuk kam dëgjuar njeri që të thotë që presidenti francez të dënohet për krime kundër njerëzimit. Nuk kam dëgjuar në Francë që të thonë se u helmuam me gaz.


Gazi është mjet paqësor në një zonë ku turma rrezikon të rrënojë fizikisht institucionin. Këta thonë ne duam të vëmë flakën. Këta thonë meqë nuk na lejoni që të hyjmë brenda në Kryeministri, iu vëmë flakën e ndezim flakadanë.  Ky është një grupim që ka humbur kontrollin”, tha Rama.


(d.xh/ Balkanweb)