Kryeministri Edi Rama paralajmëron investime të rëndësishme edhe në Tropojë. Në një status në facebook, Rama deklaron se kantieri për transformimin rrënjësor të qendrës së qytetit nis në shtator.

Gjithashtu, kreu i qeverisë e ka shoqëruar postimin e tij edhe me disa foto nga projekti për Rilindjen Urbane në Tropojë.

Statusi i plotë i Kryeministrit:

‪#‎RilindjaUrbane‬ në Tropojë?
Me financimin nga Programi Kombëtar i Rilindjes Urbane, çelet në shtator kantieri për transformimin rrënjësor, të qendrës dhe aksit kryesor të Bashkisë së Re të Tropojës?nga një hapësirë e rrënuar e të kaluarës, në një shesh e bulevard të rindërtuar tërësisht, me shije e cilësi europiane. Për të gjithë ata që padrejtësisht, komentojnë se Rilindja Urbane nuk e ka prekur Veriun, vlen të nënvizohet se e kundërta është e vërtetë! Programi ynë Kombëtar për kalimin nga epoka e qyteteve pa sheshe e as hapësira publike cilësore (dmth qytete pa qytet), në një epokë të re që ka nisur me sheshet, hapësirat publike qendrore dhe ato social-kulturore e arsimore, po që natyrshëm do shtrihet kudo në territoret e bashkive të reja, ka prekur Lezhën, Kukësin, Shkodrën, Malësinë e Madhe, Pukën, Bulqizën, Matin, e vazhdon me projekte të tjera në shtator duke u shtrirë po ashtu, me Tropojën, Dibrën, Mirditën, Vaun e Dejës, Hasin”.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: