Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale, lajmin se me shumë se 51 mijë pensionistë kanë tërhequr bonusin e fundvitit.

Rama shkruan se pensionistët vitin e ardhshëm do të marrin dy bonuse, në pranverë dhe dimër.

“51,357 pensionistë në të gjithë vendin kanë tërhequr bonusin e fundvitit.

Në ditët në vijim i gjithë fondi prej 100 milionë Eurosh do t’u shpërndahet 724,933 pensionistëve, ku falë rritjes ekonomike 511,173 pensionistë do të marrin trefishin e një viti më parë dhe 213,760 pensionistë do të marrin dyfishin e një viti më parë

Dhe si në asnjë vit më parë, pensionistët vitin e ardhshëm do të marrin dy bonuse, në pranverë dhe dimër”, shkruan Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb