Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se sot do të mblidhet qeveria, ku do të merret vendim në lidhje me shpërblimet e fundvitit për administratën, sipas tij përtej zyrës, që përfshin mësuesit, mjekët e infermierët, policët, ushtarakët, zjarrfikësit dhe. punonjësit e burgjeve.

“Sot kemi paga konkurruese në administratë me pagat e larta të sektorit privat. Jo më kot, edhe në vlerësimet e KE që nuk është gazetë gjermane, nuk është as portal por është një trup e dedikuar për të qemtuar me një lupë shumë zmadhuese se sa lupa e të gjithëve ju këtu, por pa syrin e shtrembër çdo gjë që ndodh në organizimin e një shteti, në 4, edhe ky për mua është një lajm shumë i mirë, por shqiptarët s’kishin nga ta mësonin edhe pse ne e kemi përsëritur disa herë… Në 4 nga 5 fushat e vlerësimit të administratës publike, Shqipëria është në vendin e parë në rajon. Sikundër, jam i bindur jemi në vendin e parë por me diferencë për prokurimet publike në rajon, Shqipëria ka 80 pikë nga 100 të mundshme nga vlerësimi analitik me fakte. Vendi i dytë është 71-72, të tjerët janë nën 70 pikë.Mbështetja e vazhdueshme e administratë është kyçe. Kam parasysh administratën përtej zyrave, kam parasysh mësuesit mjekët e infermjerët, policët, ushtarakët, zjarrfikësit, punonjësit e burgjeve për të cilët një vendim i ri do të dalë sot në vendimet e qeverisë e kështu me radhë.
Rritja e pagës në të gjithë sistemin ka çuar në rritjen e pagës mesatare”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb