“Të dashurosh artin e mjekësisë, do të thotë të dashurosh njerëzimin”. Më këtë shprehje të Hipokratiti zgjodhi kryeministri Edi Rama të urojë studentët e mjekësisë me rastin e nisjes së vitit të ri akademik 2019-2020.

Teksa ka zgjedhur të jetë i pranishëm në Universitetin e Mjekësisë, kreu i qeverisë tha lajmin se shumë shpejt pritet të hapet edhe spitali i ri i Kirurgjisë.

“Dashuria për njerëzimin është një marrëdhënie jo e lehtë. Pasi ju e dini shumë mirë se nga mjeku kërkohet që të bëhet mrekullira. Dhe kur nuk janë të mundshme, ajo i kthehet mjekut që duhet të përballojë stres dhe kosto morale jo të vogël me njerëzit. Për më tepër në vendin tonë ku ju e dini se sa e vështirë është vendosja e një raporti të shëndetshëm mes mjekut dhe pacientit. Mbetet baza e patundur e këtij universiteti që është eksperienca e shumë viteve. Së shpejti çelet dhe spitali i ri model i Kirurgjisë. Ku komponent i rëndësishëm është ndërveprim me universitetin. Ai spital do të vendos standard të ri shëndetësor në vend. Do të shërbejë për të motivuar të gjitha trupën dhe për të lehtësuar kalimin e dijes dhe eksperiencës tek më të rinjtë”, tha Rama.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb