Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Me thirrjet “Nesër më shumë” dhe “Revolucion”, protestuesit janë zhvendosur në bulevard, duke vijuar protestën e tyre kundër qeverisë.
Pas 73 ditësh protestash, organizatorët paralajmërojnë vazhdimin dhe masivizimin e lëvizjes, ndërsa pritet që tubimet të marrin përmasa më të mëdha gjatë ditëve të ardhshme.
Në datat 14, 15 dhe 16 gusht, pritet edhe pjesëmarrja e shqiptarëve nga diaspora, të cilët kanë paralajmëruar protesta masive në Tiranë.
