TIRANE

Pasi pa historinë e Vasilit, shefi i qeverisë Edi Rama tregoi në studion e shqiptarëve në News24 një histori që i kishte mbetur në mendje.

“Duke e dëgjuar historinë e Vasilit, mu kujtua historia një familjeje që e kam njohur vetë. Është e pabesueshme, djali ishte përfshire në bixhoz shumë fortë, babai përballej me borxhet e djalit. Në një moment të caktuar u mblodhën shumë borxhe, sa familja u detyrua ta hiqte djalin nga vendi, rrezikonte nga njerëzit që kërkonin lekë.

E çuan djalin jashtë por ra babai në kurthin e këtij vesi. Nga dëshpërimi, u futën në bixhoz, humbën shtëpinë, ata janë jashtë. Nusja e djalit dhe fëmija janë këtu në Shqipëri. Jetojnë në kushte shumë të vështira. Humbën biznesin dhe shtëpinë çdo gjë”, tregoi Rama në studio.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: