Ish-deputeti i PD Luciano Boci i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” tha se Rama ka zbatuar skenarë provokatorë ndaj opozitës së bashkuar.


Boci theksoi se së shpejti do të ketë zgjedhje të parakohshme. Ai nënvizoi se opozita e bashkuar insiston në largimin e Edi Ramës, si ikje e një njeriu, të bërë palë me krimin.

Të gjitha datat e protestave kanë pasur një lloj pritjeje, pasi e drejta e reagimit ekstrem ishte një e drejtë qytetare, kur dhuna shtetërore ishte në kulmin e saj. Ne nuk kemi dashur që të ketë përplasje me policinë. Ne kemi tërhequr njerëzit tanë për të mos lejuar përplasje. Presidenti e tha qartë se elemente të maxhorancës donin tension dhe ngjarje si në Gjermaninë naziste. Mos harrojmë se iu vu flaka dy makinave. Policia ka provokuar. Opozita s’ka provokuar, por maxhoranca ka të gjitha burimet, edhe strukturat shtetërore kriminale që provokon. Maxhoranca është fajtor total. Sot u vërtetua me heshtjen e kryeministrit se ka pasur të tilla skenarë. Edi Rama ka synuar skenarë destabiliteti.  Është goditur liria ekonomike”, tha Boci.


Luciano Boci nënvizoi se PD ka një qëndrim të pastër politik, kurse shtoi se në vend ka një përplasje të qartë mes interesit publik dhe pushtetit agresiv e anti-qytetar.


“Qëndrimi i PD është qëndrrim i pastër politik. Ne kemi qëndrimin e duhur politik. Ju e dini se edhe në Europë ka pasur ndryshime. Tsipras ka pranuar dorëheqjen. Edhe Italia gjithashtu ka bërë zgjedhje të reja. Ndërsa Shqipëria qëndron në status quo. Shqipëria është në krizë politike dhe tenton zgjidhje politike. Opozita e bashkuar kërkon zgjidhje politike të krizës politike. Këtu kemi përplasje mes interesit qytetar dhe qeverisjes, që ka shkatërruar Shqipërinë dhe ka sjellë pasoja për vendin. PD është alternativë e drejtimit të vendit”, deklaroi Boci.

Gjithashtu, Boçi dha lajmin se pritet që në vend të ketë së shpejti zgjedhje të parakohshme, kurse nuk dha datë të saktë për këtë.

“Ne kemi platformë për çdo fushë për Shqipërinë europiane. Edi Rama ka ardhur pa platformë më 2017, por me timon. Jemi në periudhë parazgjedhore dhe ne po publikojmë platformën. Ne presim që të ketë zgjedhje të parakohshme politike. Raporti i OSBE-ODIHR rrëzoi zgjedhjet e 30 qershorit. Zgjedhjet lokale duhet të përsëriten. Ne këtë gjë e kemi bashkëngjitur me kërkesën tonë dhe do ketëzgjedhje të parakohshme. Gjuha ma mban datën. Por kryesorja është që të largojmë Ramën dhe të organizojmë zgjedhje të lira, pa  krimin në politikë”, u shpreh Boci.

Për Boçin, arsimi po degradon përditë dhe se opozita e bashkuar ka një plan të mirfilltë të menduar mirë për të bërë arsimin më të mirë.

“Duhet të investojmë edhe në arsim për të pasur një sistem sa më të mirë në arsim si në Europë. Ndërhyrja në arsim është e domosdoshme. Do të bëjmë kontratë edhe me pedagogët, njësoj si me artistët. Do ketë më shumë liri akademike. Do të rregullojmë pjesëmarrjen në borde. Do të organizojmë fakultetet, dekanatet dhe të gjitha institucionet e arsimit. Kryetari Basha ka thënë se në lagje, shkolla duhet të jetë institucioni më i dukshëm”, tha ai.

(d.xh/Balkanweb)