Gjatë një aktiviteti ku u prezantua sondazhi kombëtar mbi cilësinë e mësimdhënies, kryeministri Edi Rama tha se qeveria është e angazhuar të plotësojë pikat e Paktit për Universitetin.

Në këtë drejtim, Rama tha se brenda muajit nis shpërndarja e kartës shumë të pritur të studentëve.

“Angazhimet e marra në dokumentin e paktit për universitetin janë angazhime që do të ndiqen me seriozitet nga Ministra e Arsimit dhe më pas nga qeveria. Sot jemi në kushtet kur një sërë aspektesh janë adresuar dhe të tjera do të adresohen. Para pak ditësh karta e studentit që do fillojë të shpërndahet brenda muajit maj fillon me 40 shërbime por do ketë edhe të tjera”,- tha Rama.

Rama tha ndër të tjera se kur mori pushtetin, situata që gjetën në universitete ishte situatë xhungle.

“Faktikisht ne jemi sot në situatën kur po vendosim disa piketa që Europa i ka vendosur kohë më parë, por dua ta theksoj se e kemi nisur këtë rrugë nga një situatë xhungle në universitete, ku jepeshin diploma pa vlerë”,- theksoi ai.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: