KORÇË

Kryeministri Edi Rama e ka konfirmuar Sotiraq Filon si kandidat për herë të dytë për Bashkinë e Korçës. Kjo ka ndodhur gjatë bashkëbisedimit me qytetarët e Korçës, teksa kryeministri i përgjigjej shqetësimit të një gruaje.


“këtë do ta mbajmë në punë këtu. Ky të rrijë në punë dhe t’i marrë shënim këto vërejtje por na duhet dhe për ca kohë”, tha Rama.



REPLIKAT

Rama: Mu kujtua që kur kam ardhur këtu tek dëgjesa tek parku prapë je marrë me inxhinieren.
Gruaja: Jam marrë sepse asnjëri nuk na ka kthyer përgjigje.

Rama: Aq shumë je marrë me inxhinieren sa i mësova dhe emrin inxhinieres, e quajnë Hurma. Hurmaja ka dalë në pension, lërë tani iku.
Gruaja: Po prandaj e lanë ata…

Rama: Tani dhe në pension do e ndjekësh nga prapa.
Gruaja: Do e ndjekim se ajo na ka shkaktuar shumë dhimbje, prandaj e lanë ata.

Rama: Iku doli në pension, ç’ti bëjmë tani
Gruaja: Prandaj e lanë se e kishin shoqe.

Rama: Shoqja e këtij (tregon Filon)
Gruaja: Po po shoqja e atij.

Rama: Shoqja e këtij. Tani s’ka çfarë bën ky, shoqja iku në pension këtë do ta mbajmë në punë këtu. Ke të drejtë tani Hurmaja ta mori të keqen. Ky të rrijë në punë dhe t’i marrë shënim këto vërejtje por na duhet dhe për ca kohë ky.
Gruaja: Por duhet të vijë të pyesë si e kanë punën këta.
Rama: Avash, avash se e ka ndikuar ajo edhe e ka bërë të ngurtë. Tani që iku ajo kape ti.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb