TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka kujtuar sot ish-prefektin e Shkodrës, Rauf Fico, ndërsa nuk ka kursyer as sulmet ndaj kryebashkiakes Voltana Ademi.

Me anë të një postimi në faqen e tij të ‘Facebook’ në rubrikën ‘Amacord’, kreu i qeverisë theksoi se Fico ishte një personalitet i shquar. Nga ana tjetër ai tha se godina e ‘prefekturës së dikurshme është selia e bashkisë së Shkodrës… Eh, Shkodër, ku ishe me zotin Rauf e ku je me zojën Voltane!’

“AMARCORD
Më 1923, Marubi shkrepte foton zyrtare të prefektit të emëruar të Shkodrës, dekoruar me kryqin e oficerit të Urdhërit të Franc-Jozefit të Austro-Hungarisë dhe dekoratën e oficerit të Palmave akademike të Francës.
Ky prefekt ishte personaliteti i shquar, shërbyesi i shtetit dhe diplomati patriot, gjirokastriti Rauf Fico. Me këto premisa, me një zyrë të pajisur bukur në një godinë të spikatur ndërtuar nga francezë dhe austriakë, prefekti i ri, dëshmi se nga jugu në veri Shqipëria ishte e pandarë dhe një, ishte një angazhim i gjallë për ecjen e vendit kah Europës edhe pse në nivel lokal.
Sot, godina e prefekturës së dikurshme është selia e bashkisë së Shkodrës… Eh, Shkodër, ku ishe me zotin Rauf e ku je me zojën Voltane!”, citohet në mesazhin e Ramës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb