Për ndarjen nga jeta të skenaristit dhe shkrimtarit të madh Kiço Blushi ka shprehur ngushëllime edhe kryeministri i vendit Edi Rama. Ai thotë se Blushi ishte nga ata shkrimtarë që qëndroi drejt edhe kur përballë i frynë erëra të forta. Rama thotë se do ta kujtojë Kiçon si artistin sqimatar dhe ironik që gjykoi mprehtë e pa gajle gjithkënd.

Kiço Blushi u nda nga jeta mbrëmjen e së premtes në moshën 75-vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e pashërueshme. Kiço Blushi është i ati i politikanit dhe shkrimtarit Ben Blushi.

STATUSI I PLOTE

IN MEMORIAM

Kiço Blushi ishte një ndër ata personazhe të jetës artistike, letrare e shoqërore po ashtu, që dinë të qëndrojnë drejt edhe kur fryjnë erëra të forta përballë, po edhe kur erërat që të çojnë artificialisht përpara të kërrusin sidoqoftë.

Sqimatar dhe ironik, Kiçua do të më kujtohet gjithnjë me atë gjysmëqeshjen e tij kur hapnim një temë dhe thikën e mprehtë të gjykimeve pa gajle, për këdo e gjithkënd.

I paharruar qoftë kujtimi yt i dashur mik!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: