TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një fjalë të mençur të shenjtores Nënë Tereza për të cilën thotë se e ka ndihmuar në të përpjetat e tatëpjetat e rrugës së tij. “Më mirë të ndezësh një qiri, sesa të mallkosh errësirën”, është zgjedhja e kryeministrit nga qindra këshilla të shenjtores shqiptare.

Rama ka publikuar në vijimësi historinë e familjes së varfër nga Durrësi, e cila tashmë është larguar nga banesa e rrënuar dhe është vendosur në një shtëpi provizore deri në ndërtimin e shtëpisë së vjetër.

“MIRËMËNGJES
dhe në këtë ditë të bekuar të Nënë Terezës, e para fjalë që kujtoj prej saj, është fjala që më ndihmon shpesh në të përpjetat e të tatëpjetat e rrugës sime, “Më mirë të ndezësh një qiri, sesa të mallkosh errësirën”.
Ditë të paqme?”, shkruan kryeministri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb