Kryeministri Edi Rama nuk e ka lënë mënjanë as rubrikën e përditshme “Amarcord” duke e lidhur me Samitin e Triestes ku po merr pjesë. Rama sjell në kujtesë Triesten e kongresit të parë mbarëkombëtar të shqiptarëve pas shpalljes së pavarësisë në 1913. Nuk mungon as edhe një mesazh nga kryeministri në gojën e patriotit Dervish Hima.

“Nuk ka se si të jesh në Trieste, në një samit të rëndësishëm për të ardhmen europiane të Shqipërisë që duam dhe mos të përjetosh Triesten e kongresit të parë mbarëkombëtar të shqiptarëve pas shpalljes së Pavarësisë, në mars 1913, në sallën Tina di Lorenzo të Pallatit Dreher.

Ky kongres, ku spikatën figura madhore prej të gjitha viseve shqipfolëse dhe prej diasporës, artikuloi shkoqur ç’do të thoshte të ishe shqiptar në realitetin e ri ndërkombëtar. E famshme do të mbetet në çelje të këtij kongresi, shpallja e patriotit Dervish Hima:
“Na nuk njohim tjetër qeveri pose asaj të çpallme prej Ismail Qemalit!” ??????”, shkruan Rama.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb