TIRANË – “Deri më 31 Dhjetor, të gjithë të vetëpunësuarit në bujqësi kanë mundësinë të sigurojnë vitet e pasiguruara me vlerën e atyre viteve dhe për më tepër, pa paguar kamatvonesë.” Këtë njoftim për fermerët e ka përsëritur sot edhe kryeministri Rama, pas ministrit të Mirëqënies Sociale, Erion Veliaj, që e ka bërë rregullisht gjatë këtyre ditëve.

Me këtë pagesë, fermerëve iu jepet mundësia për pension të barabartë me atë të qytetarëve. Në janar të vitit 2015 hyn në fuqi, skema e re e pensioneve si në fshat dhe në qytet. Risia e kësaj skeme është se sa më i lartë kontributi që paguhet, aq më i lartë do të jetë edhe pensioni.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: