TIRANE– Kryeministri Rama në fjalën e tij në konferencën e përbashkët për shtyp pas takimit me homologun serb, është ndalur edhe tek ngjarjet në Kumanovë, duke ritheksuar rëndësinë e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit. Ndërsa u shpreh se Shqipëria do një Maqedoni të qëndrueshme, kreu i Qeverisë shqiptare bëri thirrje për eliminim të thirrjeve nacionaliste, dhe për forcim të bashkëpunimit në funksion të paqes dhe integrimit evropian të vendeve të Ballkanit.

“Ne presim që shqiptarëve të jugut të Serbisë t’u jepet ai trajtim dinjitoz që iu ofrohet serbëve në veri të Kosovës. Shprehim vullnetin për të ecur përpara në raportet mes dy vendeve. Është me rëndësi fuqizimi i besimit reciprok. Ngjarjet tragjikë në Kumanovë vërtetuan brishtësinë e kësaj paqeje. Shqipëria e sheh si interes të pacënueshem të saj, dhe të shqiptarëve në Maqedoni, integritetit territorial dhe funksionimin demokratik të Maqedonisë. Ne duam një Maqedoni të qëndrueshme, demokratike, dhe ku padiskutim ku zbatohet Marrëveshja e Ohrit. Të gjitha vendet në rajon dhe përtej duhet ët tërhiqen nga thirrjet që nxisin shfaqje negative. Ato i përkasin një Ballkani që i takon të shkuarës, dhe s’kanë asgjë të përbashkët për të ardhmen e Ballkanit.

Ne synojmë të rilindim vendet tona përmes jetësimit të ëndrrës për integrimin evropian. Ne duhet të bëhemi bashkë për të mbrojtur nga çdo lloj kërcënimi vendet tona, dhe paqen e meziarritur mes nesh”, u shpreh kryeministri Rama.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb