Kryeministri Edi Rama tha se është gjithmonë i pakënaqur me punët e mira që bëjnë, ndeërsa ata janë të lumtur me të gjithë të zezat që thonë për mua, madje edhe kur i venë zjarrin Parlamentit.

Në fjalën e mbajtur në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, Rama tha se ne do të fitojmë sërisht në zgjedhjet e ardhshme, ashtu sikundër kemi fituar deri më tani.

“Kundërshtarët tanë nuk kanë as ide dhe as alternativa, ndërsa udhëhiqen nga urrejtja ndaj nesh”, tha Rama. Ai tha se përballë nuk kemi kundërshtarë seriozë dhe as alternativa reale.

Ai u shpreh se PS ka fituar 9 herë me rradhë dhe kur s’ia kemi dalë kemi marrë kosto jo të vogël, dhe në ndonjë rast edhe kosto të madhe.
“Ne nuk kemi ndenjur kurrë as symbullur as duarlidhur, por kemi kërkuar falje si askush më parë.

Ne nuk kemi bërë thjesht ndryshime njerëzish në Qeveri, por kemi adresuar situatat kritike, duke përmirësuar sistemin e qeverisjes dhe duke korrigjuar metodat e punës sonë”, tha Rama.

Duke iu referuar projektit për mirëqevisjes dhe anti-korrupsionit, që u finalizua me ngritjen e Komisionit të Posaçëm që drejtohet nga Fatmir Xhafaj, Kryeministri tha se ata që nisën të thonë lloj lloj tezash as e kanë idenë e shtetbërjes, por as përsa i takon anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

“Ky projekt do të shkojë deri në fund, pavarësisht nëse do të duan ose nuk do të duan ata, që nuk duan.

Po kështu do të shkojë deri në fund projekti ynë i ri i Shqipërisë Transparente, që i kemi borxh qytetarëve tanë, lidhur me sasinë dhe cilësinë e informacionit në çdo nivel të qeverisjes sonë”, tha Edi Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb