BERAT

Kryeministri Edi Rama nga Berati në kuadër të ciklit kombëtar ‘Bashkia që Duma’ vijoi ironitë ndaj drejtuesve të opozitës, ndërsa shtoi se kur dalin ata në televizor, këtij të fundit i ikin edhe ngjyrat. Ai tha se qeveria nuk është kënaqur me ato që ka bërë për qytetarët e Beratit, por shtoi se vëmendja do të shtohet edhe më tej.

“Na vjen keq edhe për Monikën dhe për Lulin, por edhe ato që iu shkojnë pas. Kur dalin ata e flasin prishen edhe ngjyrat e televizionit, sepse janë vetë pa ngjyra. Thonë se do të luftojmë, por me kë do të luftojnë? Atë e di Monika dhe Luli, kaq për Lulin dhe Monikën.

Askush nuk duhet të mendojë se jemi të kënaqur për atë që kemi bërë, e vërteta është se kemi bërë shumë dhe këtë nuk e mohon kush. Një ndër gjërat që nuk shkon është një nga angazhimet në shërbimin për njerëzit në zyrat e shteti”, pohoi Rama.

Shefi i qeverisë listoi një ndër betejat kryesore, e cila ka qenë një nga plagët më të thella të shoqërisë dhe ka të bëjë me shërbimin ndaj qytetarëve në zyrat e shtetit.

Rama tha se ka perënduar koha, kur zyrtarët ua përplasnin derën fytyrës qytetarëve. Kryeministri garantoi beratasit, që votën e qershorit 2017 nuk e luan as topi dhe aq më pak kreu i PD-së, Lulzim Basha.

“Ka akoma grabitqarë dhe parazitë që marrin rrogën dhe nuk merren me popullin. Ne kemi ndërtuar një mekanizëm për të mos lënë vetëm kushdo qoftë se kur shkon të marrë një shërbim të mos ia përplasin derën në fytyrë. Votën e 2017-s u garantojë se nuk e luan as topi dhe jo më Luli”, tha Rama.

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb