Kryeministri Edi Rama bëri sot një lidhje LIVE  me Forcat e Armatosura shqiptare në Afganistan. Ai i falënderoi ata për nderimin që i kanë bërë vendit dhe flamurit tonë kombëtar.

E pranishme me Forcat e Armatosura, ishte dhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila lavdëroi punën e ushtarakëve.

“Ndjehem i privilegjuar që më jepet mundësia të komunikoj drejt për drejt me forcat tona në Afganistan. Dua që të flasë ndonjë prej tyre, pasi është një mundësi për t’u parë e dëgjuar me familjet këtu.

Ju konfirmoj që në çdo takim me përfaqësues të ndryshëm të aleancës dëgjoj me krenari fjalët më të mira, dhe përshkrimin më dinjitoz me veprimtarinë tuaj atje.

Ju falënderoj, ne përpiqemi të bëjmë më të mirën, dhe më shumë do bëjmë hap pas hapi, ajo që ju bëni nuk ka të paguar për nderin e vendit dhe flamurin tonë,” tha Rama.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb