KORCE

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në fshatin Floq të Korçës, i cili pak ditë më parë u godit nga disa tërmete të njëpasnjëshme.  Siç duket nga videot e siguruara nga gazetarja Lorena Kodra, Rama është ndalur tek çadrat ku janë strehuar një pjesë e banorëve.

Tërmetet e njëpasnjëshme që goditën fshatin Floq, të Korçës  dëmtuan një pjesë të mirë të banesave duke lënë banorët e këtij fshati në qiell të hapur. Një pjesë e tyre u strehuan në çadrat e siguruara nga Forcat e Armatosura.

(Balkan Web)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb