Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Shkodër në orën 10:05 minuta teksa nga të dyja anët e rrugës hyrëse të qytetit ka pasur protestues, banorë të zonave të përmbytura.

Gazetari Senad Nikshiqi raportoi për “BalkanWeb” se banorët kanë qenë të shpërndarë teksa ka pasur dhe prani të shtuar të policisë, e cila është vendosur si protestuesit në dy anët e rrugës.

Banorët e Nënshkodrës ishin më të prekurit nga përmbytjet e pak ditëve më parë. Kryeministri Edi Rama do të jetë sot në Shkodër për nisjen e vaksinimit ndaj COVID-19, për herë të parë pas Tiranës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: