Në konferencën me gazetarët, një pyetje që e kapi në befasi kryeministrin Edi Rama, të cilës iu përgjigj në fund, ishte ajo e gazetarit të News 24, Ergys Gjencaj.


Ky i fundit e ktheu pas në kohë, pikërisht në kohën që Rama hyri në politikë në vitet ‘90. Gazetari e pyeti se çfarë do të mendonte Rama i atyre viteve për ato që do të ndodhnin më pas, si pakti me Berishën në 2008, marrëveshja me Bashën në 2017, tërheqja nga greva e urisë, apo dosjet e nxehta 339 dhe 184.

Kryeministri tha se po e pyeste për “Ramën me flokë” dhe se nuk e kishte menduar ndonjëherë një gjë të tillë, por shtoi se do t’i kthente përgjigje në fund të konferencës.


Duke e mbajtur premtimin, në fund të konferencës, i pari i qeverisë u shpreh se ai “Rama me flokë” do ta kundërshtonte për shumë gjëra, pasi nuk do ta kuptonte.


“Në atë kohë nuk kishte hyrë në asnjë zyrë shteti përveç se në Institutin e Arteve dhe në Galerinë Kombëtare. Ai Rama me flokë hyri në një zyrë shteti si ministër Kulture dhe nuk merrte vesh nga jeta që zhvillohej në anën tjetër të barrikadës. Në shumë gjëra do më kundërshtonte se s’do më kuptonte”,- tha kryeministri.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb