Gazetari i rrjetit prestigjioz televiziv evropian “Euronews”, Jack Parrock, ka publikuar një fotografi në krah të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, teksa ka zhvilluar një intervistë me të në vilën qeveritare në Dhërmi.

Por përtej intervistës dhe çështjeve të diskutuara, gazetarit i ka tërhequr vëmendje veshja e kryeministrit Rama. Në mesazhin e tij, ai ndan me ndjekësit një foto me Ramën, teksa ky i fundit shfaqet me një veshje aspak zyrtare.

Ka qenë pikërisht kjo që ka nxitur gazetarin e njohur t’i kushtojë një status në “Twitter”, i cili ndër të tjera shkruan se Rama i priti “miqtë” zbathur dhe me pantallona të shkurtra.

“Kjo nuk ishte një interviste e zakonshme politike. Kryeministri i Shqipërisë na priti në rezidencën e tij verore, zbathur dhe me pantallona të shkurtra. Intervista jonë u përqendrua te potenciali i Shqipërisë për fillimin e bisedimeve të pranimit në BE. Intervista do të transmetohet në Euronews në ditët në vijim”, shkruan gazetari.

Ramaa
Ramaa

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb