Gjatë gjithë fushatës elektorale të parin e qeverisë Edi Rama e kemi parë me veshje sportive, kryesisht me këmishë të bardhë që mban numrin 30, me kapele, me tuta dhe atlete.
Por me sa duhet look-u i ri i tij duhet të jetë pëlqyer shumë, pasi Rama ka vendosur të vishet pikërisht kështu edhe gjatë takimit zyrtar me shefen e Misionit të ODIHR, Adry Glover, mision që do të monitorojë zgjedhjet 30 qershorit në vendin tonë.
Ai është fotografuar teksa ka dalë nga selia e Partisë Socialiste, ndërsa në sy ranë tutat e tij në ngjyrë grid he numri 30 i stampuar në bluzë e këmishë, njësoj siç bën edhe në ditët kur ka takime elektorale.