Gjatë mocionit në Kuvend për dekretin e presidentit Ilir Meta që shfuqizoi datën e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, kryeministri Rama u kthye pas në kohë, në ditën kur e votoi Metën si President.

Ai tha se nuk është penduar që e ka bërë një gjë të tillë, por nuk e kishte imagjinuar kurrë që Meta do kalonte tej çdo imagjinate. Rama shtoi se ai e ka humbur tashmë të drejtën për të qëndruar në atë zyrë.

“Kur e zgjodha President shumë kush më ka krituku. Në Facebook më zhdëpin për Ilirin, sa bën ai paudhësitë më përvishen mua të gjithë. Nuk jam penduar, po të kthehesha mbrapsh në kohë do bëja prapë të njejtën gjë për shumë arsye. Ky është rasti për t’ju kujtuar të gjithëve se Ilir Meta u zgjodh president me votat e tij. Votat tona mund ta pengonin, por s’mund të zgjidhnim tjetër me votat tona. Por se do ta kthente këtë zgjedhje për të udhëhequr një plan çoroditës të orkestuar bashëk me Saliun këtë se kisha imagjinuar. Ka kaluar tej çdo imagjinate, nuk mund të tolerohet. Ai e ka humbur të drejtën të qëndrojë në atë zyrë”,- tha Rama.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: