DURRES- Kryeministri Edi Rama nga Kongresi Elektoral i PS-së, që po mbahet në Durrës, u ka kushtuar dhe pak kohë qytetarëve vlonjatë, qark në të cilin ai është dhe deputet dhe garon sërish në zgjedhjet e 18 qershorit.

Mes të tjerash ai u kujtojë vlonjatëve një këngë të vjetër labe, ndërsa shtoi se: “Dëgjojeni mirë, ju nga Vlora sidomos. 18 qershori është mu si kënga e vjetër labe “As për mua, as për ti po për gjithë Shqipëri””.

Nga ana tjetër i pari i qeverisë theksoi se por zgjedhjet e radhës janë historike.

“Patjetër Vlora nuk diskutohet por zgjedhjet e radhës janë historike për më shumë se një mandat dhe një dekadë në vijim sepse këto zgjedhje në 18 qershor, shqiptarët nuk do të vendosin se kush do të qeverisë në 4 vitet e ardhshme por se ku do të jetë nesër Shqipëria. Ku do të jetë Shqipëria që e morëm përdore të rrënuar, pa shtet, zhytur në sistemin e padrejtësisë ku kush fitonte më pak taksohej më shumë, kush respektonte ligjet dhe paguante taksat quhej budalla. Kush zaptonte pronën quhej i fortë dhe nuk i hynte asnjë gjemb në këmbë. Shqipëria që kishim, 3 vjet e gjysmë më parë i kishte të mbyllura dyer të Evropës, Shqipëria që kemi është kandidate për tu anëtarësuar në BE. Shqipëria që duam duhet të ulet në tryezën e negociatave një orëshe më parë dhe të bëhet anëtare e BE-së. Ndaj 18 qershori është, do kemi kohë boll për mitingje. Dëgjojeni mirë, ju nga Vlora sidomos. 18 qershori është mu si kënga e vjetër labe “As për mua, as për ti po për gjithë Shqipëri””, -pohoi ai.
(m.k/ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb