TIRANE

Djali i ish kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha ka ironizuar votimin e mazhorancës për emërimin e kryeministrit Edi Rama edhe në postin e ministrit të jashtëm, pas refuzimit që i bëri presidentit Gent Cakës për këtë post.

Përmes një postimi në Facebook, Shkëlzen Berisha thotë se kryeministri Edi Rama është si patatja, edhe bukë edhe gjellë.

Gjithashtu ai ka komentuar edhe paralajmërimin e Ramës se do padisë presidentit Meta për mos dekretimin e Gent Cakës sapo të krijohet Gjykata Kushtetuese.

“Padite e Rames per Gjyk Kusht janë si ajo shprehja: peshku ne det e tigani ne zjarr. Rama eshte si patatja?Edhe buke edhe gjellë”- shkruan Berisha.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb