Kryeministri Edi Rama, ka ndarë në rrjetin social Facebook fotoalbum nga Kongresi i zhvilluar ditën e djeshme.
Nëpërmjet një statusi në Facebook, kryeministri shprehet se tashmë është koha për të lënë pas hendeqet politike dhe për t’u bashkuar si shqiptarë, qytetarë dhe njerëz që punojnë për këtë vend.
“Dhe me këtë fotoalbum nga Kongresi ndryshe i Partisë Socialiste, duke ju ftuar të gjithëve të prishim gardhet partiake e t’i lëmë pas hendeqet politike #TëBashkuarJoTëNdarë, si shqiptarë, si qytetarë e si njerëz të këtij vendi, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan Rama.